Ushqim

Mashtrimi i vajit të peshkut doli. A do ta ketë radhën lakra kale?

Joe Queenan - Qysh nga mëlçia e fërguar, unë kam qenë goxha i sigurt se ushqimet ‘e shëndetshme’ nuk janë ato që duken. Për shumë vite, unë kam marrë një kapsulë të përditshme me vaj peshku, sepse supozohet se është e mirë për zemrën. Kapsulat e vajit të peshkut janë të neveritshme dhe vetëm mendimi  për t’i gëlltitur ato çdo mëngjes,  m’i ka prishur mëngjeset për vite me radhë. Por për dekada, e kam marrë një për ekipin. Ndonjëherë edhe  dy.

Tani një palë studimesh rigoroze shkencore të paraqitura në Sesionet Shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës, një ngjarje që nuk e humbas kurrë, sigurojnë prova në dukje të padiskutueshme që vaji i peshkut nuk ka asnjë efekt në shëndetin kardiovaskular. Studimet, të cilat testuan mijëra subjekte, nuk e thonë drejtpërdrejt, por mesazhi themelor është i qartë: Marrja e suplementeve të vajit të peshkut është vetëm një tjetër gjë e çuditshme që njerëzit në Kaliforninë veriore, ëndërruan në vitet 1980.

Në një nivel, lajmi për suplementin  e vajit të peshkut, është një lajm goxha i mirë. Është një formë e shpagimit, që provon diçka që dyshonim prej kohësh, por asnjëherë nuk guxuam ta thoshim me zë të lartë. Është mënyra se si u ndjeva kur kuptova që lakra jeshile kale, ushqimi i mrekullueshëm du jour, shpesh është i zhytur në pesticide.

Në fakt, është njësoj  siç u ndjeva  fëmijë kur nëna na detyronte të hanim mëlçi të fërguara  çdo të enjte,  sepse supozohej se ishte e mirë për ne. Edhe si fëmijë i vogël e dija që nëna ime po punonte me të dhëna të dyshuara. Si mundet që diçka e skuqur të jetë e mirë? Sidomos kur skuqej për aq kohë sa nëna ime mbante gjëra të tymoseshin  në tigan. Duke parë pas, besoj sinqerisht se arsyeja që babai im punonte me turne deri në mesnatë si roje sigurie gjatë gjithë fëmijërisë sime,  ishte të shpëtonte  nga ngrënia e mëlçisë. Epo, kjo dhe fakti se  ai nuk kishte pse i shihte fëmijët e tij çdo ditë.

Edhe më shumë shpërblyes  do të ishte një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit që provon se panxhari duhet të shmanget me përpikëri.

Lajmi se mund të hedh në kosh të gjithë ato suplemente  vaji peshku është ngazëlluese, pjesërisht sepse mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, të propagandës së  ushqimit. Përparimet shkencore kanë tendencë të vijnë në grupe, me zbulimet e Galileos që mbërrijnë menjëherë,  pasi Kepler, Darwin dhe Wallace arritën në të njëjtat përfundime praktikisht në të njëjtin moment. Kjo është arsyeja pse unë shpresoj se  shkencëtarët që heqin mbulesën nga mashtrimi i vajit të peshkut,  mund të çojë shpejt në zbulime të tjera po aq drithëruese.

Për çfarë po flas këtu? Duke synuar së pari frutat që varen ulët - ose më saktë, perimet që rriten nën tokë - do të ishte mirë nëse dikush boton një studim shkencor që provon se ngrënia e sasive të mëdha të hudhrës çon në humbje të përhershme të funksionit të trurit dhe se,  konsumimi i lëngut të karotës do ta shkurtonte jetën  me një dekadë.

Edhe më shumë shpërblyes  do të ishte një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetit që provon se panxhari, një nga ushqimet më përçarëse të njohur për njeriun, duhet të shmanget me skrupulozitet nga ata që shpresojnë të jetojnë gjatë. Me sa duket i mirë për trurin dhe madje edhe më i mirë në uljen e presionit të gjakut, panxhari është një forcë e ligë, që ulet në buzë të pjatës, si një tufë kormoranësh të kuqërremtë, të gatshëm të shtrojnë rrugën e tyre dhe të prishin shijen e gjithçkaje tjetër, brenda distancës  goditëse. Gjetja se panxhari, si vaji i peshkut, janë pjesë e një mashtrimi masiv të tregut të gjelbër do të më rikthente besimin në shkencë.

Sigurisht, Grali i Shenjtë i ushqimeve të mbivlerësuara është spinaqi. I mbushur me energji, me pak kalori dhe duke shpërthyer në avull me një mori vitaminash thelbësore, spinaqi ka zënë prej kohësh vendin numër një në panteonin e ushqimeve të shëndetshme. Kryelartë, përçmues i rukolës dhe lakrës zvicerane, i mbushur me një arrogancë të ushqyer nga homazhe lakmitare  shekullore, spinaqi mund të jetë në disa rrethana - të themi, kur është i gatshëm me mospërputhje malinje në majë të një pizza përndryshe joshëse - madje më i lig se suplementet e vajit të peshkut. Por për spinaqin  unë them: E shqetësuar qëndron koka që mban kurorën. Nëse do të ndodhte me suplementet e vajit të peshkut, mund të të ndodhë edhe ty. /Burimi: Wall Street Journal/ Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë