Sociale

Masat u lehtësuan, por Shqipëria hap spital Covid në rast vale të dytë

Gjatë komunikimit për media në oborrin e spitalit të ri Covid-19, Kryeministri Rama deklaroi se spitali i ri, u ndërtua pasi Shqipëria duhet të përgatitet për një valë të dytë infektimi nga Covid-19.

“Uroj shumë të mos kemi valë tjetër, por rreziku është i madh. Duhen ruajtur rregullat, sepse mund të ndodhë që numrat të rriten dhe ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati, si dhe masat e tjera që po marrim. Është fantastik, është fantastik”. 

Rama tha se ky spital do të duhet nëse virusi shpërhapet sërish në vjeshtë dhe nëse  përballemi me flukse që mund t’i kalojë kapacitetet e spitaleve që kemi.

Ministrja Manastirliu theksoi se me spitalin e ri, në total janë 500 shtretër nëse do të ketë përkeqësim të situatës. Ministjra deklaroi gjithashtu se kati i parë i spitalit do të shërbejë si ambient për veshjet e personelit në reanimacion, ndërsa katet e tjera do të kenë dhoma për pacientët.

“Kemi marrë masat për zgjerimin e kapaciteteve qoftë për testimet, për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe për strukturat spitalore”, tha Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Ndërkohë, Ministrja theksoi se çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Në disa ambiente do të ketë edhe instalimet e nevojshme për oksigjenin.

Më tej ministrja tha se që Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që nuk do të ketë testime për qytetarët që vijë në Shqipëri, ndërkohë tek qytetarët do të vijojë shtrirjen e testimeve serologjike.

Sic është shpjeguar edhe më herët testet serologjike  janë një analizë gjaku dhe tregojnë snëse një person ka krijuar antitrupa pasi janë infektuar nga Covid-19. Ekspertët e shëndetit më herët kanë shpjeguar se këto teste shpjegojnë se si është situata e infeksionit në  të gjithë vendin.

“Është rritur dhe stoku i materialeve të mbrojtëse personale dhe po vijon puna për forcimin e kapaciteteve spitalore. Deri tani janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19,” shpjegoi  më tej ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë