Ekonomi

BSH: Masat kufizuese luhatje të pjesshme ekonomike. Stimuj monetarë për zhvillim.

Drejtuesit e BSH-ja treguan se në varësi të kohëzgjatjes së masave do të shikohet dhe niveli i zhvillimit ekonomik, pasi një masë 2 javore siç është vendosur do të dëmtonte pjesërisht baret dhe restorantet, por jo biznesin prodhues.

"Momentalisht, skenari i projektuar nga ne nuk është domosdoshmërisht i rishikueshëm pasi ka ende hapsirë. Ne parashikojmë një rritje pozitive të ekonomisë përgjatë 2021, por nuk e përcaktojmë dot, shkak pandemia’’, dekraon BSH.

Skenarët e Bankës janë të kushtëzuara nga vijueshmëria e masave, por me zbutjen e tyre pritet rritje e aktivitetit ekonomik, rritje të normave të interesit, mbështetur nga stimujt fiskalë dhe monetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë