Futboll

Masat antiracizëm fusin në kaos futbollin francez

Liga franceze e futbollit po kërkon që të risjell dinjitetin në stadiumet gjatë kampionatit. Liga ka vendosur që të ndëshkojë më ashpër të gjitha rastet e diskriminimit racor dhe homofobik.

Gjatë sfidës Nisë – Marsejë ndeshja u pezullua për 10 minuta, me ekipet që u detyruan që të kthehen në dhomat e zhveshjes deri në momentin që u hoq baneri kundër komunitetit LGBT, i vendosur nga tifozët ultras të vendasve. Ndërkohë, ky nuk është i vetëm rast i regjistruar në Francë, pasi deri më tani në tri javët e para të Ligue 1 janë regjistruar edhe disa raste të tjera të sulmeve raciste në stadiume të ndryshime. Rregullat e reja kundër diskriminimit gjithsesi janë vënë në qendër të debatit, pasi ka edhe nga ata që nuk janë pro ndaj këtyre masave kaq të forta, pasi prishet bukuria e ndeshjes me ndërprerjet e herëpashershme të lojës.

Zëdhënësi i shoqatës së tifozëve, James Rophe, kundërshton vijën e ashpër të vendosur nga Liga, duke thënë: "Fatkeqësisht – shpjegon ai në Europë – problemi është se ky fenomen është kundërshtuar me nota emocionale, të ligjshme, por pa lënë kohë për reflektim, pa diskutuar me protagonistët e ndryshëm. Metoda është e gabuar, pasi në Francë ekziston një tendencë për të zgjidhur çdo gjë me sanksione, shtypje, tolerancë zero, kur në fakt unë mendoj se duhet të veprojmë për të rritur ndërgjegjësimin, për të dëgjuar dhe për të reflektuar dhe të gjejmë zgjidhje të vërteta". Po ashtu në pjesën e mediave nuk ka unanimitet, me disa gazetarë që mbështesin rëndësinë e kauzës dhe janë pro dënimeve të ashpra, por edhe nga ata që nuk e aprovojnë qëndrimin shtypës ndaj ultrasve, të cilët sipas tyre më pas mund reagojnë me ashpër dhe mund ta shprehin keq pakënaqësinë.

Momenti kur arbitri nderpreu ndeshjen Nise - Marseje - Gazeta Si, 29 gusht 2019

Dje, gjatë pezullimit të ndeshjes, Nisë – Marsejë, Cyprien, mesfushori i Nisës, ngriti shqetësime për vendimin e gjyqtarit Turpin: "Unë jam kundër të gjitha diskriminimeve, por ne nuk mund të ndalim lojën për çdo idiot që fillon të bërtasë dhe të fyejnë nga tribuna."- tha ai.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë