Bota

Masakra në Utoya, Breivik kërkon lirim të parakohshëm: Kam ndryshuar

Anders Behring Breivik, vrasësi përgjegjës për masakrën e ishullit të Utojës në Norvegji (në të cilën, në vitin 2011, vrau 77 persona), pas 10 vitesh burg do të kërkojë lirim me kusht.

I dënuar me 21 vjet, Breivik do të kërkojë një lirim të parakohshëm me 11 vjet, duke pretenduar se nuk është më rrezik për shoqërinë.

Breivik, megjithatë, nuk është penduar dhe sipas ekspertëve nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të marrë lirimin e parakohshëm.

Të afërmit e viktimave kanë frikë, megjithatë, se ai mund të përdorë mundësinë e seancës për të tërhequr vëmendjen ndaj pikëpamjeve të tij ekstreme dhe për të frymëzuar njerëz të njëjtën mendësi.

Seanca pritet të zgjasë tre ditë, por do të duhen disa javë para shpalljes së dënimit. “Nga gjyqi i tij penal, kur u mburr për masën e masakrës së tij, deri në padinë e vitit 2016 që ngriti kundër qeverisë duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të tij njerëzore, kur ngriti dorën në një përshëndetje naziste, mund të them se nuk vërej ndonjë ndryshim të madh tek ai”, - tha Randi Rosenqvist, psikiatri që e ka ndjekur që prej dënimit të tij në vitin 2012.

Gjatë seancës, Roenqvist do të prezantojë raportin e tij psikiatrik, i cili zakonisht është vendimtar nëse kriminelët duan të provojnë se nuk janë më të rrezikshëm për shoqërinë.

"Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, sepse mendoj se është mjaft e qartë se ekziston ende një rrezik i lartë që ai të kryejë krime të reja nëse lirohet", - tha Berit Johnsen, një profesore kërkimore në Kolegjin Universitar të Shërbimit Korrektues Norvegjez.

Masakra ndodhi më 22 korrik 2011 kur, pas muajsh përgatitjesh të përpikta, Breivik shpërtheu një makinë-bombë përpara selisë së qeverisë së Oslos, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Më pas, ai udhëtoi me makinë në ishullin Utoya, ku hapi zjarr në kampin vjetor veror të krahut rinor të Partisë Laburiste: 69 persona u vranë, shumica prej tyre adoleshentë, përpara se Breivik të dorëzohej në polici.

Në vitin 2012, Breivik iu komunikua një dënim maksimal prej 21 vitesh me një klauzolë, e përdorur rrallë në sistemin gjyqësor norvegjez, përkatësisht se ai mund të mbahet për një kohë të pacaktuar nëse ende konsiderohet si rrezik për shoqërinë.

Kjo është klauzola që nënkupton që Brevik mund të kërkojë një seancë dëgjimore me kusht pas 10 vjetësh. Nga njëra anë, klauzola ndoshta nënkupton një dënim të përjetshëm, por nga ana tjetër, hap gjithashtu mundësinë që Breivik të kërkojë seanca dëgjimore vjetore me kusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë