Lajme

Masakra në ish-Bllok, dorëzohet në polici Ervin Mata

Vetëdorëzohet në polici biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në ish-Bllok, Ervin Mata. Ai është vetë dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.

Mata ndodhej prej rreth 4 muajsh në kërkim, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 5 tetor të vitit të kaluar në një lokal në ish-Bllok.

Si pasojë e këtij konflikti mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën 36 vjeçari Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, 28 vjeç.

Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Mervjol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.

Fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, por hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë