Ceremoni martesore solemne, me rite ortodokse dhe e denjë për një Car, ajo që u mbajt këtë të premte në katedralen Sant’Isac në Shën Petersburg, Rusi, mes trashëgimtarit të fundit të familjes Romanov, Duka i Madh George Mikhailovich Romanov 40 vjeç dhe biznesmenes e shkrimtares italiane, Rebecca Bettarini, 39 vjeçe.
Dhe është hera e parë, që nga kohët e Revolucionit Bolshevik të Tetorit, që një pasardhës i Romanovëve celebron dasmën e tij në ish-kryeqytetin perandorak të Rusisë cariste.
Në ceremoni, kanë qenë shumë të ftuar dhe përfaqësues nga familjet mbretërore europiane, si ish-mbretëresha e Spanjës, Sofia, me të cilën Romanovët kanë edhe lidhje farefisnore. Mes të ftuarve, ishin edhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











