Media Galeri

Martohet Britney Spears, ish-bashkëshorti tenton t’i prishë dasmën

Britney Spears është martuar me Sam Asghari, 7 muaj pasi është liruar nga kujdestaria e të atit për të cilin tha se e kishte penguar që të martohej.

Çifti u martua në një ceremoni intime në Los Angeles ditën e djeshme.

Spears u takua me trajnerin personal 28-vjeçar Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party. Çifti u fejua shtatorin e kaluar.

Ndërkohë një incident ka ndodhur pak para dasmës teksa ish-bashkëshorti i Spears, Jason Alexander, u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte dasmën. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për më pak se 55 orë në vitin 2004, arriti të hynte në pronë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që po bënte video live. Pas ngjarjes, Alexander u arrestua nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë