Futboll

Marselo drejt Juventusit? Solari nuk e lëshon brazilianin

Largimi i Ronaldos në verën e shkuar nga Real Madrid, u duk sikur ndezi një proces të madh largimesh nga “Los Blancos”. Në verën e shkuar ishin dy emrat e mëdhenj të Real Madrid që u përfolën për t’u larguar gjithashtu, mbrojtësi Marselo dhe mesfushori Luka Modric. Njëri drejt Juventusit dhe tjetri drejt Interit në verë u bënë gati transferime të kryera, por në fund ndërhyri presidenti Florentino Perez që të dy “yjet” nuk u larguan nga “Santiago Bernabeu”. Por duket se pavarësisht insistimit të Perez, Marselo sërish dëshiron që të largohet nga Madridi dhe kërkon një eksperiencë të re.

Juventus, ku është miku i tij i ngushtë, Ronaldo shikohet gjithmonë edhe më shumë në sfond. Mediet në Spanjë kanë shkruar ditët e fundit në lidhje me kontaktet që janë intensifikuar mes agjentëve të Marselos dhe drejtuesve të Juventusit. Por trajneri i Real Madrid është i një tjetër mendimi. Tekniku 42-vjecar është shprehur i sigurt për qëndrimin e mbrojtësit brazilian edhe për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë gjitha zërat për një largim të tij të mundshëm merkaton që vjen. “Marselo është kapiteni ynë i dytë. Ai është 100 për qind i fokusuar ndaj Real Madridit, ndaj duam të shohim formën e tij më të mirë".- është shprehur Santiago Solari pas ndeshjes Bracelona-Real Madrid, e vlefshme për fazën gjysmë finale të Kupës së Mbretit.

Marselo luan te Real Madrid që prej 10 sezonesh dhe është një të paktët lojtarë që erdhi në fillimet e Perez, kur ky u rikthye në krye të klubit “Los Blancos”. 30-vjecari ka qenë një pikë referimi për krahët e mbrojtjes së Realit në këto 10 sezone, pa u ndikuar në asnjë moment nga trajneri që merrte drejtimin e ekipit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë