Katar 2022

Maroku surpriza e radhës, Belgjikën shterpë e lë në baltë edhe Kurtua

Gazeta Si – Një gafë e portierit Tibo Kurtua solli avantazhin e Marokut. Belgjika zhgënjen dhe rrezikon të dështojë në Katar 2022, duke mos kaluar as grupin.

Shtohet me Marokun lista e surprizave në Botërorin e Katarit. Kombëtarja afrikane, pas barazimit me Kroacinë, mundi sot me meritë 2-0 Belgjikën dhe kryeson Grupin F me 4 pikë pas dy ndeshjesh. Për belgët kualifikimi është bërë ‘malore’ pas kësaj humbjeje.

Pjesa e parë kishte pak emocione. Në minutën e 46-të Ziesh mposhti portierin Kurtua, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje të Sais. Në të 73-ën Sabiri tenton nga një goditje standarde dhe këtë herë gafa e portierit të Realit është fatale.

Në kohën shtesë erdhi edhe goli i dytë nga Aboukhlal, pas një kundërsulmi të Ziesh. Për Belgjikën luajti në pjesën e dytë edhe Lukaku, por nuk mundi të linte asnjë shenjë.

‘Next generation’ e Belgjikës ka shanse kualifikimi, pas fitores së padrejtë në ndeshjen e parë ndaj Kanadasë. Kishte të drejtë De Bryjne kur thoshte se Belgjika nuk ka asnjë shans të fitojë Botërorin, sepse është shumë e plakur. Dhe realisht kësaj skuadre duket se nuk i ka mbetur asgjë. Ai vetë nuk ka qenë kështu kurrë në karrierë, ndërsa Eden Hazard është komplet jashtë forme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë