Futboll

Maradona largohet nga ekipi i qytetit meksikan që zotërohet nga bandat

Për arsye që thuhet të jenë mjekësore, Diego Maradona, 58 vjeç, ka lënë rolin e trajnerit të Sinaloa Dorados, ekipi i divizionit të dytë meksikan. Me sa është mësuar, Maradona duhet t'i nënshtrohet dy operacioneve, në shpatull dhe në gjunjë. Në janar, trajneri u shtrua në një spital në Argjentinë, sepse pësoi një hemorragji të brendshme në stomak, disa ditë para se të kthehej në Meksikë për sezonin e tij të dytë me Dorados.

"Diego Maradona ka vendosur të mos vazhdojë si trajner i parë i Dorados," tha menaxheri i tij, Matias Morla, nëpërmjet një postimi llogarinë e tij në Tuiter. "Për shkak të problemeve mjekësore ai do t’i kushtojë kohë shëndetit të tij dhe do t'i nënshtrohet dy operacioneve kirurgjikale në shpatull dhe gjunj, ne jemi mirënjohës qytetit të Dorados dhe ne do vazhdojmë ta mbështesim ëndrrën e këtij qyteti të bukur edhe në të ardhmen".

Kirurgu ortoped i Maradonës, Ochoa, tha më herët gjatë këtij viti se ish-ylli argjentinas nuk ka praktikisht asnjë kërc në gjunjë për shkak të osteoartritit të rëndë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

"Së bashku ne befasuam botën, treguam se futbolli është një çështje pasioni dhe zemre, ju gjithmonë do të jeni pjesë e Dorados, faleminderit për gjithçka Diego”- ka shkruar në tuiter klubi meksikan.

Kur Maradona arriti në Sinaloa, e konsideronte atë vend si zemrën e trafikimit të drogës në Meksikë, shumë prej tyre kishin frikë nga rikthimi i tij në problemet e varësisë nga droga në të shkruarën. Por në nëntë muajt që ai kaloi në Meksikë, Maradona nuk kishte shfaqi problem jashtë fushës dhe arriti të sillte ekipin e tij afër kualifikimit në divizionin e parë, por humbi në ndeshjen e fundit me Atletiko San Luis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë