Ekspozite

‘Manifesta Biennal’, Dua Lipa: Duhet ta vizitoni këtë verë në Prishtinë

Nga Gazeta Si - Prishtina ka hapur dyert këtë vit për një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Europë, ‘Manifesta Biennal’, e cila është hapur më 22 korrik 2022 duke e shndërruar kryeqytetin e Kosovës në kryefjalë të artit.

Ndër vizitorët e shumtë të Manifestës, ka qenë edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila këto ditë ka qëndruar në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”. Ajo e ka vizituar edhe Bienalen Manifesta dhe ua ka prezantuar miliona ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Përmes publikimit të disa fotografive, Lipa ka bërë thirrje që të vizitohet Manifesta në Prishtinë.

“Dje isha në Manifesta Biennal që po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet. Ekspozita kryesore mbahet në hotelin Grand i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private”, shkruan Dua Lipa.

Ajo thotë më tej se “është një ekspozitë e mrekullueshme që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një gjë që ju duhet në listën tuaj të gjërave për të bërë në

Bienalja nomade europiane “Manifesta 14” e cila po mbahet në kryeqytetin kosovar, ka marrë vëmendje të madhe edhe nga mediat e huaja.

Pothuajse çdo ditë një gazetë apo revistë arti, të paktën një artikull ia kushton Manifesta-s.

Për ceremoninë e hapjes, më 23 korrik, të rinjtë u mblodhën në Sallën e Kuqe për një performancë të Astrit Ismailit.

Ekspozita qendrore e Manifesta zë shtatë kate të Hotelit Grand në Prishtinë.

Nga 102 artistë të paraqitur, rreth 40 janë me origjinë kosovare dhe dy të tretat gjithsej nga rajoni i Ballkanit. Në mesin e tyre ka piktorë nga epoka e Jugosllavisë.    

Fokusi i të gjitha veprave vjen si përgjigje ndaj izolimit të vazhdueshëm të Kosovës: drejtorja e Manifesta, Hedwig Fijen është e hapur për situatën e vizave për kosovarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë