Futboll

Mançini i sinqertë: Këto fitore s’e fshijnë dështimin e Italisë për Botërorin

Gazeta Si – Roberto Mançini e ka shijuar fitoren e Italisë së tij në Hungari, që e kualifikon për në ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve. Megjithatë, ai ka pranuar se 2 fitoret e fundit nuk mjaftojnë për të fshirë shijen e hidhur të mungesës në Botërorin e Katarit.

“Është e rëndësishme që kemi arritur këtë rezultat, por për fat të keq mbetet keqardhja për Botërorin, – shprehet trajneri italian. – Treguam se jemni në gjendje të ngremë në këmbë një grup. Djemtë kanë vlera dhe duhet punuar për të lënë pas shijen e keqe të mungesës në Kupën e Botës”.

Italia feston fitoren ne Budapest. Gazeta Si, 27 shtator 2022

Mançini bëri edhe një analizë të shkurtër të ndeshjes kundër Hungarisë: “Bëmë shumë mirë për 70 minuta, kurse 20 të fundit nuk më pëlqyen. Jam i kënaqur në përgjithësi, por kur je në avantazh 2-0 duhet ta kesh ndeshjen në kontroll. U shthurëm pak dhe kjo gjë nuk më pëlqen”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë