Futboll

Mançesteri shkarkon Mourinjon, fatale humbja me Liverpulin

Mbyllet zyrtarisht bashkëpunimi i Mançester Junajtid me trajnerin portugez Zhoze Mourinjo. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Twiter e klubit anglez. “Special One” lë kështu “Djajtë e kuq” pas tre sezonesh.

"E falënderojmë për punën e tij dhe i urojmë një të ardhme të suksesshme”, - shkruan klubi nga Mançesteri në postimin e fundit, ku lajmëron mbylljen e bashkëpunimit me Mourinjon. Klubit anglez, që ka peshkuar PSG-në në Champions League dhe që mban vendin e 6-të në Premier League, duhet të gjejë tashmë një trajner të ri. Fatale për Mourinjon ishte humbja në “Anfield” kundër Liverpulit ditën e diel.

https://twitter.com/ManUtd/status/1074964051741032448
Postimi i Mançesterit për shkarkimin e Mourinjos

Tani pritet të mësohet se cili do të jetë trajneri që do të marrë përsipër drejtimin e Mançester Junajtid. Mourinjo ndërkohë është një nga emrat e listës së Marotës për trajnerin e ardhshëm të Interit, pasi Spaleti është shumë pranë largimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë