Futboll

Mançester Junajtid ndahet me Ronaldon, portugezi mbetet pa skuadër

Gazeta Si – Klubi anglez ka zyrtarizuar ndarjen me Kristiano Ronaldon. Një ndarje e pritshme, pas deklaratave të fundit nga ana e portugezit në një intervistë për ‘Sun’.

Kristiano Ronaldo nuk është më pjesë e Mançester Junajtid. Zyrtarizimi vjen nga një njoftim zyrtar i klubit, ku shkruhet: "Kristiano Ronaldo largohet nga Mançester Junajtid me efekt të menjëhershëm, pas një akordi konsensual.

Klubi e falënderon CR7 për kontributin e madh që ka dhënë në dy eksperiencat e tij në ‘Old Trafford’, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje. I urojmë atij dhe familjes më të mirën në të ardhmen.

Të gjithë te Mançester Junajtid janë të përqendruar te progresi i skuadrës, nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag. Po punojmë të bashkuar për të arritur rezultate në fushë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë