Futboll

Mançester Junajtid gjen trajnerin e ri deri në fund të sezonit

Nuk kanë kaluar 24 orë nga shkarkimi i Hoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid dhe mëngjesin e kësaj të mërkure është mësuar trajneri i ri i këtij ekipi. Është ish-sulmuesi i “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer që do të marrë drejtimin e ekipit, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi nga Mançesteri përmes një deklaratë për shtyp.

Solskjaer ka shumë pak eksperiencë si trajnerë, ku ka qenë në drejtimin e Molde në Norvegji. Në krahun e tij në bankinën e Junajtid, Solskjaer do të ketë dy ish-shok skuadre si Majkëll Kerrik and Kieran MeKenna.

“Mançester Junajtid ka qenë gjithmonë në zemrën time dhe jam shumë i lumtur që po rikthehem. Mezi po pres që të filloj punën me këtë ekip shumë të talentuar dhe të gjithë stafin e këtij klubi.”- është shprehur Solskjaer në fjalët e tij të para si trajner i “djajve të kuq”.

Solskjaer ka luajtur 366 ndeshje me Mançster Junajtid si sulmues nga viti 1996 deri në vitin 2007. Më herët ai ka qenë edhe asistent te Junajtid, para se të kalonte te Molde në Norvegji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë