Sociale

Manastrliu: Po shtojmë burimet njerëzore për strukturën Covid 3

Në një vizitë në spitalin Covid 3, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialen deklaroi se  ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në Spitalin Infektiv.

 “Jemi duke u përgatitur për të pasur burime njerëzore të nevojshme për strukturën e spitalit COVID3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin COVID4 që është në aksin Tiranë-Durrës. Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit të spitalit COVID3.

Ndërsa përgjegjësi për burimet njerëzore për situatën e epidemisë, prof. Arben Gjata  deklaroi se ka një plan të detajuar edhe për përfshirjen e vullnetarëve në kapacitetet e burimeve njerëzore

“Do të aktivizohen të gjithë stazhierët e disa specialiteteve, duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë nga shërbime të tjera, në shërbimet për pacientët COVID”, tha Gjata.

Më tej Manastirliu shtoi se janë duke u trajnuar mjekë dhe infermierë gjithashtu po pritet një plan veprimi për periudhën vjeshtë-dimër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë