Shendet

Manastirliu: Vaksinat e para anti-Covid do të përdoren për 20% të popullsisë

Në fjalën e saj në kuvend Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se do të financohen 4 milion dollarë për vaksinat anti-Covid dhe fillimisht do të vaksinohet 20% e popullsisë, ku do të jenë pjesë personat e riskuar.

Përmes marrëveshjes që do të ratifikohet në Kuvend me Aleancën Gavi,  vaksina do të mbërrijë në vendin tonë do të jetë e disponueshme.

“Ne me aktin që miratojmë sot, i cili do të bëhet një ligj, japim mundësi që në momentin që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt të fillojmë të vaksinojmë grupet e riskuara, 20 % të popullatës. Do të jenë 1 milion e 140 mijë doza vaksine, të cilat do të prokurohen nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se kërkohet që të gjithë të rezistojmë, që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të gjithë së bashku t’i rikthehemi normalitetit. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se na presin 4 muaj të vështirë dhe apeloi për respektimin e masave të vendosura.

 “Do të jenë 4 muaj të vështirë, do duhet të përgatitemi, të jetojmë në këtë normalitet të ri, të mundemi të vetëdijesohemi aq shumë për situatën sa të kemi mundësi të heqim dorë edhe nga ato takimet e shumta familjare që mund të bëjmë, sepse është një mundësi më shumë për të shtuar kontaktet, një mundësi më shumë për të përhapur virusin”, apeloi Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë