Lajme

Manastirliu: Vaksina e Covid-19 do të kombinohet me atë të gripit. Mbështesim nënat e papuna me 3 fëmijë

Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë dimrit do të vijojë vaksinimi me doza përforcuese ndaj Covid dhe se ato do të kombinohen me vaksinën e gripit. Sipas saj, vaksinimi ndaj gripit nis nesër (27 tetor), me fokus tek gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë dhe personat mbi 65 vjeç.

“Do të marrim 700 mijë doza përforcuese. Vijon kontrata me Pfizer për dozat e treta dhe të katërta, si për moshat delikate, por edhe për të rinjtë. Dimri parashikohet të rrisë rastet e infektimeve”, - u shpreh ministrja.

Manastirliu shtoi se në mbledhjen e qeverisë u vendos që nënat e papuna në Shqipëri, me tre e më shumë fëmijë, të paktën njëri nën 5-vjeç dhe me të ardhura mujore deri në 100 mijë lekë, do të mbështeten nga buxheti i shtetit Ajo tha se 5 vitet e para e kujdesit nga fëmija e tretë e më shumë do njihet si vjetërsi pune.

Ministrja njoftoi dhe miratimin e autonomisë spitalore të spitalit Memorial të Fierit, që nis me autonominë menaxheriale dhe më pas atë financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë