Sociale

Manastirliu: Tableta për të komunikuar me pacientët brenda spitaleve Covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19,  për të njoftuar mënyrën e re të  komunikimit mes familjarve dhe pacientëve.
“QSUT ka vendosur një rregullore ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin. Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid," shpjegoi Manastirliu.
Ndërkaq, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, u shpreh se ata duhet të dëgjojnë dhe të besojnë vetëm mjekun kurues dhe të mos marrin informacione të gabuara.
Ndërsa, disa prej familjarëve të pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare. Gjithashtu, familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë