Sociale

Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 11,700 doza të tjera nga Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, njoftuar se sot (të Hënën) vjen dërgesa e radhës e vaksinave Pfizer, prej 11,700 dozash, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

“Nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza”, tha Manastirliu.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për punonjësit e fabrikave me material porositësi, Manastirliu deklaroi se vaksinimi po vijon me ritme të larta dhe në total janë kryer mbi 600 mijë vaksinime.

“Janë vaksinuar deri tani më dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri”, shpjegoi Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si punonjës të fasonerive, operatorëve turistikë, etj.

 Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër Covid-19, prej të cilave mbi 479,020 vaksinime janë kryer për persona mbi 60 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë