Sociale

Manastirliu: Rimbursim nga shteti për barnat e Covid-19


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore Nr.2 në Tiranë, shpjegoi se është siguruar financimi i plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.
“Rimbursimi 100% dhe financimi nga shteti për paketën e trajtimit me barna për të gjithë qytetarët të cilët kanë forma të lehta dhe të moderuara të sëmundjes, është një tjetër hap drejt mbështetjes së qytetarëve, drejt angazhimit dhe kujdesit që qeveria shqiptare ka për gjithë qytetarët shqiptarët”, tha Manastirliu.

Ndërsa mjekët e familjes shpjeguan procedurën që ndiqet për përfitimin e barnave me rimbursim.
“Tashmë kemi filluar dhe pjesën e rimbursimit, gjithmonë në fazën dhe në stadin që është pacienti, në stadet e lehta duke e trajtuar me vitaminën terapi dhe në format e moderuara që i trajtojmë me antikoagulantë, me antibiotikë, në varësi të simptomave që shfaq dhe të sëmundshmërisë kronike dhe kodi i dërgohet pacientit dhe mund të merren barnat në farmaci me anë të familjarëve që nuk ka kontakt të drejtëpërdrejtë”, tha dr. Dorinela Saliaj, në qendrën shëndetësore numër 2.

Gjatë vizitës Ministrja Manastirliu u shpreh se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në riks në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid. 
“Vaksinimi kundër gripit në një sasi kaq të madhe për një periudhë të shkurtër kohore, ku po vaksinojmë 368 mijë qytetarë, është sigurisht një ushtrim parapërgatitës edhe përsa i përket vaksinës së Covid19. Sigurisht në momentin që ajo do të vijë në Shqipëri, do të garantojë gjithashtu edhe sigurinë edhe efektivitetin. Dhe padyshim në varësi edhe të llojit të vaksinës që do të vijë kemi gati edhe skenarët për çdo vaksinë sipas llojit dhe karakteristikave që ajo ka”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë