Sociale

Manastirliu: Rihapja e kujdesshme, jemi ende në fazë aktive të epidemisë

Në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se jemi ende në një fazë aktive të epidemisë, pasi aktualisht kemi 272 persona aktivë.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se do të duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për fazat e rihapjes.

“Jemi drejt një strategjie rihapje por jemi duke u treguar shumë të kujdesshëm. Duhet të vijojnë të respektohen masat e distancimit dizik të cilat deri më sot kanë dhënë rezultat për të mos patur një incidencë të lartë”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera Ministrja e Shëndetësisë tha se kemi 773 raste pozitive me Covid-19, ku prej tyre 60% janë të rikuperuar.

“Sot konstatojmë shpërthime në vatra familjare, janë më shumë se 100 vatra dhe po bëhet një punë e madhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga mjekët, infermierët, epidemiologët në terren”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë