Sociale

Manastirliu: Po përgatitet hapja e dy spitaleve të tjera Covid

Gjatë ceremonisë së mbështetjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për hapjen e dy spitaleve të tjera Covid.

“Kemi tashmë katër struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID-19. Dy spitale të cilat sot funksionojnë dhe të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor për më shumë se 120 pacientë. Nga ana tjetër parapërgatitemi që në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, të hapim dhe strukturën COVID3, ish-kirurgjitë në QSUT dhe më pas edhe COVID4, që është pikërisht kjo strukture, të cilën e bëmë gati në një kohë rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Jemi duke u përgatitur për çdo skenar, duke punuar fort për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për krijimin e skuadrave rezervë në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo situate,” tha Manastirliu.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro në këtë mbështetje të radhës janë të përfshirë: 15 respiratorë të lëvizshëm; 50 monitorë pacienti; 25 defibrilatorë; 20 EKG; 10 Eko fikse; 2 grafi të lëvizshme.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca  deklaroi se a se do të vazhdojë mbështetja për Shqipërinë.

“Vlera e këtyre pasijeve që janë sot këtu janë në fakt 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt që japim. Me lejoni që t’i bashkëngjitëm thirrjes që i bëtë qytetarëve për të respektuar rregullat e caktuara të distancimit, higjienës dhe rregullat që rrjedhin nga akti normative për vendosjen e maskës së detyrueshme”, tha Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë