Sociale

Manastirliu njofton hapjen e sistemit shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka premtuar sot hapjen graduale të sistemit shëndetësor, një pjesa e madhe e të cilit u paralizua për t’u përqendruar tek lufta kundër pandemisë së koronavirusit.

Duke folur nga Spitali Universitar i Traumës ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë por edhe ato të patologjive malinje, ministrja tha se ka më shumë se 4000 urgjenca dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale të kryera gjatë kësaj periudhe.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/168793321082827

“Shqetësimi më i madh ka qenë garantimi i shërbimeve të urgjencës për qytetarët në këtë periudhë. Arritëm që të vendosnim përqëndrimin në urgjencën e Spitalit të Traumës të të gjithë kirurgjive, edhe ato të sëmundjeve malinje”, tha Manastirliu.

Ajo theksoi se shpejtësia me të cilën se do të bëhet hapja e sistemit shëndetësor varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga COVID19.

“Guhet që të garantojmë mbrojtjen e pacienteve dhe të mjekëve. Puna nuk ka ndalur në spitale, por për urgjencat kirugjikale dhe ato malinje do të vazhdojë puna me intensitet nga stafet mjekësore kudo në vend”, tha Manastirliu.

Ajo njoftoi po ashtu se janë gati ekipet shëndetësore që mund t’i zëvendësojnë apo mbështesin mjekët në vijën e parë të betejës, nëse do të jetë e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë