Nga sot spitali i sëmundjeve infektive, Sanatoriumi "Shefqet Ndroqi" është kthyer në Covid-2. Kjo u paralajmëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një videomesazhi në Facebook. Sot janë bërë 21 ditë nga dita e parë kur u konfirmua Covid-19 dhe tani ka 212 të prekur. Ministrja Manastirliu u shpreh se kanë organizuar punën në katër spitale.
"Kemi hapur edhe spitalin Covid-2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.
Ndërsa theksoi se për herë të parë në Covid 2 është kryer me sukses nga ekipi i mjekëve ndërhyrja kirugjikale e një pacienteje të prekur nga koronavirusi. Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan.
Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin. “Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.