Sociale

Manastirliu në Kuvend: Spitalet Covid do të mbushen shumë shpejt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot në parlament se me këtë situatë, të dy spitalet Covid do të mbushen shumë shpejt.

“Do të vijojmë të bëjmë detyrën tonë për zgjerimin e kapaciteteve me hapjen e COVID3 dhe COVID4, por a është kjo më e mira apo është më e mira që secili të marrë përgjegjësinë individuale, të vendoså maskën dhe të ulim të gjithë së bashku riskun për infeksionin dhe kështu do të ulet numri i të infektuarve, që çon në më pak persona të shtruar në spital dhe më pak humbje jete," tha Manastirliu.
Më tej Ministrja deklaroi se duhet të mësohemi të jetojmë në një normalitet të ri, e maska duhet të bëhet pjesë e përditshmërisë të të gjithë qytetarëve.
“Kjo kërkon mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm për veten tonë, duhet ta bëjmë për të afërmit tanë dhe për të gjithë ata mjekë dhe infermierë që kanë 140 ditë që janë në krye të detyrës në vijën e parë të luftës me Covid19 dhe që janë duke punuar 24/7 për të shpëtuar jetë," tha Manastirliu.
Sipas Manastirliut duhet të mësohemi me këtë gjendje deri në momentin që do të dalë vaksina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë