Sociale

Manastirliu në Kuvend: Ndryshime në aktin normativ, protokolle më të rrepta

GazetaSi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në kuvend se sistemi shëndetësor po vijon të përforcojë kapacitetet e terapisë intensive së bashku me pajisjen me mjetet mbrojtëse dhe personale në kuadër të luftës Covid-19.

Më tej Ministrja Manastirliu apeloi për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe zbatimin e masave anti-Covid.

 “E rëndësishme për t’u theksuar është ndërgjegjësim, ndërgjegjësim, ndërgjegjësim për të gjithë qytetarët që sjellja individiale në raport me këtë virus është esenciale. Ndaj jo vetëm për faktin që shëndetësia është në gatishmëri, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor janë duke sakrifikuar dhe duke u përballuar me flukse të shtuara, por të mendojmë më shumë për veten të afërmit, dhe se sjelljet individuale në këtë normalitet të ri të mundet t’i kthejmë në zakone të jetës tonë të përditshme. Të mos lejojmë që ky virus të bëjë që sistemi shëndetësor të vuajë”, tha Manastirliu.

Manastirliu  shtoi se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizive dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen, qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhënësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë