Sociale

Manastirliu: 20 mijë doza Pfizer brenda prillit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër mëngjesin e së mërkurës fillimin e procesit të vaksinimit të të moshuarve në sheshin “Skenderbej”.

Manastirliu ka deklaruar se brenda muajit prill do të vijnë edhe 20 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Brenda javës së parë presim 7 mijë dozat e para, e më tej deri në datë 19 prill 20 mijë doza. Ndërkohë që presim që të lëvrohen edhe sipas kalendarit të lëvrimit dhe pjesa tjetër e dozave Sinovac”, tha Ministrja.

Më tej Ministrja shtoi se duhet të rrisim numrin e vaksinimeve nëpërmjet kapaciteteve të burimeve njerëzore, të cilat sipas Manastirliut janë trajnuar.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë në qendrat e përqendruara por edhe qendrat shëndetësore kudo në vend.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë