Sociale

Manastiliu: Kuksi zonë e gjelbër dhe brenda vitit përfundon ndërtimi i kompleksit spitalor

Gjatë inspektimit të spitalit të Kuksit Ministrja Manastriliu ka theksuar se brenda vitit do të përfundoje kompleksi i si spitalor.

“Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera Manstirliu deklroi se brenda kompleksit të ri do të jetë edhe materniteti me kapacitet prej 43 shtretërish në 21 dhoma shtrimi. Manastiliu theksoi se  faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit të ardhshëm.

Për sa i përket situatës së COVID19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 raste të importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë