Futboll

Manaj lider në Spanjë, Memushaj realizon me goditje dënimi (video)

E shtuna ishte një ditë shumë e mbarë për dy nga futbollistët e Kombëtares, mesfushorin Ledian Memushaj dhe sulmueisn Rei Manaj, të dy titullarë me Shqipërinë në fitoren 4-2 ndaj Islandës në “Elbasan Arena”. Ishin dy nga më të mirët në fushë dhe formën e tyre të shkëlqyer e kanë treguar edhe me klubet ku luajnë.

Rei Manaj shënoi golin e fitores për Albaceten në Spanjë përballë Malagës së Keidi Bares dhe Armando Sadikut. Të tre futbollistët kuqezi ishin titullarë në këtë ndeshje, ku triumfoi Manaj. Sulmuesi lushnjar shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë, me një devijim të saktë brenda zonës. Ai i dha fitoren Albacetes që ka pretendime për në La Liga dhe aktualisht mban vendin e 4-t, ndërsa Malaga e Bares dhe Sadikut qëndron shumë poshtë në klasifikim, ku prej 5 ndeshjesh nuk arrin të fitojë.

https://youtu.be/_23hN3dwW2c?t=4
Goli i Memushajt në ndeshjen Peskara-Entela 1-1. Gazeta Si, 22 shtator 2019

Ledian Memushaj shpëtoi Peskarën dje nga humbja me një gol të realizuar nga goditja e dënimit. Mesfushori vlonjat kalibroi të djathtën dhe e dërgoi topin thuajse në trekëndëshin e djathtë të portës së Entelës, që më parë kishte kaluar në avantazh. Peskara mori një pikë, falë golit të Memushajt dhe qëndron në pozita pretenduese në Serinë B në Itali.

https://youtu.be/DBsvU7HstEA?t=7
Goli i Manajt në ndeshjen Albacete-Malaga 1-0. Gazeta Si, 22 shtartor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë