Kombetarja

Manaj e Bare njëzëri: Kombëtarja, përgjegjësi e madhe, vetëm për fitore në dy ndeshjet e radhës (video)

Rey Manaj dhe Keidi Bare ishin dy lojtarët që dolën përpara mediave para ndeshjeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Sulmuesi është shprehur se te Kombëtarja duhet të japin të gjithë më shumë se 100%, pasi është niveli më i lartë i futbollit.

KOMBËTARJA- Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim maksimum. Kishim arritur një ekuilibër dhe duhet t’i fitojmë këtë ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja.

Në kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube. Ky është niveli më i lartë i futbollit. Një lojtar kur vjen në kombëtare jo të japë 100%, por edhe më shumë duhet. Personalisht duhet të jap edhe më shumë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme.

FORMACIONI- Formacioni caktohet nga trajneri. Uroj të jenë të gjithë sulmuesit. Nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi apo pastaj. Sa më shumë të jenë aq më mirë është. Konkurrenca ndikon për mirë për ne.

Keidi Bare një nga lojtarët e preferuar nga trajneri Edy Reja, foli për gjendjen e kombëtares dhe potencialin, që skuadra ka për të arritur objektivat e shpallura.

LITUANIA- Ndaj Lituanisë nuk dhamë maksimumin dhe nuk ishim të përqendruar. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do bëjmë më mirë dhe do marrim rezultate pozitive.

FORMACIONI- Nuk kam çfarë të flas me trajnerin, pasi ai vendos për gjithçka. Kalimi te Espanjoli nuk më jep më shumë besim, pasi këtu është ndryshe, pasi vij këtu për të dhënë maksimumin dhe më pas vendos trajneri.  

Këtu jemi të gjithë njësoj. Trajneri vendos kush luan. Nuk do të thotë gjë fakti që kam ndryshuar klub. Jam një lojtar më shumë për kombëtaren. Le të mendojmë për sfidën me Kazakistanin. Fusha do tregojë gjithçka.

https://www.youtube.com/watch?v=-kMABQO8d5o

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë