Lajme

Maltë, kapen 91 kg kokainë në tre kontejnerë, dy me destinacion Durrësin

Është kapur një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë.
Siç raportojnë mediat malteze, Departamenti i doganës konfiskoi të dielën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.
Dy prej kontenierëve kishin si destinacion Durrësin, ndërsa një prej tyre Selanikun. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime dhe operacioni zgjati rreth 19 orë.
Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë eurosh, në të dytin ishin 40 paketime prej 48 kg në vlerë prej 5.4 milionë euro , ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro.
Kokaina e gjetur pason atë të 9 prillit, ku u kapën 24 kg kokainë.
Sakaq nga policia vijojnë hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në trafikim.

 

Më Shumë