Futboll

“Male me Euro”- Këta 10 futbollistë nuk mund të blihen në merkato

Bota e futbollit çdo vit dhe më tepër po kthehet në një industri të frikshme parash, ku milionat që xhirohen rritet me hapa të mëdhenj. Transferimet e zakonshme të futbollistëve kryesorë në tre vitet e fundit fillojnë te 50 milionë eurot dhe për “yje” që bëjnë diferencën shkojnë në mbi 100 milionë euro.

Por përveç kësaj në këto vite të fundit është vënë re një trend shumë interesant, me klubet që paguajnë klauzolat e lojtarëve pa hyrë në negociata me klubet aktuale të tyre. Rasti më tipik është ai i Nejmar, që kaloi nga Barcelona te PSG për 225 milionë euro. Kjo ishte fiks dhe klauzola që braziliani kishte te klubi katalanas. Por Nejmar nuk është i vetëm në këtë histori, pasi rasti më i freskët është ai i Grizman. Francezi zyrtarizoi dje kalimin nga Atlektiko Madrid te Barcelona për 120 milionë euro, aq sa ishte dhe klauzola e largimit.

Por këto dy raste kanë klauzola të ulta nëse do bëjmë një krahasim me 10 klauzolat më të larta në botë. Lista komandohet nga një emër surprizë që nuk është në mesin e më të mirë për momentin, por është njeriu që ka fituar praktikisht çdo gjë kudo ku ka luajtur. Karim Benzema ka një klauzolë largimi nga Reali i Madridit, prej 1 miliardë dollarësh. Në vendin e dytë është pikërisht francezi Grizman. Te Barcelona ai do mund të largohet pa një akord vetëm nëse dikush do të jetë i gatshëm të paguaj 800 milionë euro. Lista vijon me 5 lojtarë të Real Madridit, të cilët lënë pas dy katalanasit, Lionel Mesin dhe Xherrard Pike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë