Makina

Makinat e Teslas tani mund të skanojnë edhe rrugën për gropa

Përditësimi i fundit i softuerit të Tesla-s përfshin një veçori me ultratinguj që mund të parandalojë shumë dëmtime në pjesën e poshtme të makinës dhe ndoshta edhe disa dëmtime të shoferit. Përditësimi do t'u mundësojë automjeteve Tesla të skanojnë rrugën dhe të detektojnë gropat.

Pronarët e një makine Tesla mund të aktivizojnë funksionin e ri duke zgjedhur "Comfort" nën cilësimin Adaptive Suspension Damping. Por veçoria e re mund të varet nga vendi ku po drejtohet automjeti, që do të thotë se mund të mos jetë i disponueshëm për çdo gropë dhe çarje në rrugë.

"Ky rregullim mund të ndodhë në vende të ndryshme, në varësi të disponueshmërisë, pasi automjeti shkarkon të dhëna të përafërta të hartës rrugore të krijuara nga makinat Tesla", thuhet në njoftimin e Teslas.

Veçanërisht, përditësimi i softuerit nuk është i zbatueshëm për Autopilot ose Vetë-Drejtim të plotë, që do të thotë se automjeti nuk do të përpiqet të drejtojë ose të shmangë dëmtimin e rrugës. Elon Musk ka thënë se Tesla është duke punuar në një sistem parandalimi duke përdorur etiketimin 3D për të krijuar hartat e gropave por me sa duket kjo veçori është ende në zhvillim e sipër. Megjithatë, kjo veçori mund të parandalojë shumë dëmtime të automjeteve.

Përditësimi përfshin gjithashtu një tingull të dritës jeshile për të ndihmuar në ‘luftimin’ e shpërqendrimit të shoferit. Kjo veçori e re mund të ndihmojë në eliminimin e incidenteve rrugore, ose të paktën të zvogëlojë gjasat që do t'ju godasin ndërkohë që jeni të shpërqendruar në telefon.

Gjithsesi përfaqësues të Tesla-s thonë se dritat do të jenë vetëm si një paralajmërues për çdo shofer që është i shpërqendruar në timon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë