Ka ndodhur

Makina përplaset me kamionin në Pishkash, humb jetën një 20-vjeçare

Gazeta Si – Një 20-vjeçare me iniciale M.Xh., mbeti viktimë e një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnatës në aksin Përrenjas-Librazhd.

Raportohet se viktima ishte pasagjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Z.S., 34-vjeç.

Makina ku ata udhëtonin u përplas me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë 34-vjjeçari mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë