Makina

Makina fluturuese AirCar përfundon me sukses fluturimin

Një makinë prototip fluturues ka përfunduar një fluturim 35-minutësh midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë, Sllovaki.

Avioni hibrid i makinave, AirCar, është i pajisur me një motor BMW dhe funksionon me benzinë.

Krijuesi i tij, Stefan Klein, tha se mund të fluturonte rreth 1000 km (600 milje), në një lartësi prej 2500 metrash dhe kishte kaluar 40 orë në ajër deri më tani.

https://youtu.be/zomcXYwHrQk

Makinës i duhen dy minuta dhe 15 sekonda për t'u shndërruar në aeroplan dhe në ajër ajo arriti shpejtësinë në 170 km\orë. Ajo mban dy persona dhe ndryshe nga prototipet e tjera, ajo nuk mund të ulët kudo pasi duhet patjetër pistë.

Ka pritje të mëdha për tregun e sapolindur të makinave fluturuese, të cilat janë lajmëruar prej kohësh në kulturën popullore si një pikë referimi vizionare e së ardhmes.

Në 2019, kompania Morgan Stanley parashikoi se sektori mund të vlente 1.5 trilion dollarë deri në 2040 dhe në një ngjarje të industrisë të martën, shefi ekzekutiv i Hyundai Motors Europe Michael Cole e quajti konceptin "pjesë e së ardhmes sonë".

Kompania pas AirCar, Klein Vision, thotë se prototipi ka marrë rreth dy vjet për t'u zhvilluar dhe kushton "më pak se 2 milion euro" (1.7 milion) në investime.

Anton Zajac, një këshilltar dhe investitor në Klein Vision, tha nëse kompania mund të tërheqë qoftë edhe një përqindje të vogël të shitjeve globale të linjave ajrore ose taksive, do të ishte jashtëzakonisht e suksesshme.

"Ka rreth 40,000 porosi të avionëve vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe nëse konvertojmë 5% të atyre, për të ndryshuar avionët për makinën fluturuese, ne kemi një treg të madh", tha ai.

Stephen Wright, studiues i avionëve në Universitetin e Perëndimit të Anglisë, e përshkroi AirCar si "fëmija i dashur i një Bugatti Veyron dhe një Cesna 172".

"Më duhet të pranoj që kjo duket vërtet interesante por unë kam njëqind pyetje në lidhje me certifikimin. Çdokush mund të bëjë një aeroplan, por duhet parë sa funksionon dhe unë mezi pres të shoh copën e letrës që thotë se kjo është e sigurt për të fluturuar dhe për t’u shitur”, thotë Wright.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë