Ka ndodhur

Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesja

Gazeta Si - Një automjet tip "Audi" ka dalë nga rruga në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë një grua, e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit.

Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën dhe ajo po kthehej në Shqipëri nga Greqia.

Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë