Kosova

Macron: Propozimi franko-gjerman, i duhur për Kosovën e Serbinë. Palët të angazhohen

Nga Gazeta 'Si' - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk sillen me përgjegjësi. Macron në fjalimin e tij të përvitshëm para ambasadorëve, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit që njihet si Propozimi franko-gjerman është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.

Ai ka bërë thirrje që palët të angazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës, serbët të kthehen në institucione të Kosovës e po ashtu ka përmendur edhe formimin e Asociacionit.

“Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Macron.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë