Media Galeri

Lule dhe një kukull, ku humbi jetën e mitura. Plazhi braktiset pas tragjedisë

Gazeta Si - Një ditë pas trajedisë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën një e mitur, pushuesit kanë vendosur ta braktisin atë.

Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e kësaj të mërkure, i ka publikuar në Facebook gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.

Sipas asaj që duket, qytetarët kanë vendosur lule dhe një kukull në shenjë ngushëllimi për vajzën e mitur që humbi jetën tragjikisht.

Ndërkohë, familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ku sot do të përcjellë për në banesën e fundit 7-vjeçaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë