Lajme

‘Drejt bregdetit me lule e qirinj në duar’, Gjergj Meta: Marshim homazh për 7 vjeçaren Jonada Avdia    

Nga Dom Gjergj Meta

QË TË MOS NDODHË MË!

Të dashur miq,

Sonte në orën 19:00 Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit, bashkë me shoqërinë civile Lezhë-Kurbin-Rrëshen, organizojnë një marshim homazh për vajzën e vogël Jonada Avdia që dje gjeti vdekjen në bregdet për shkak të papërgjegjshmërisë.

Ju ftojmë të gjithëve, sidomos pushuesit që ndodhen në Shëngjin që në orën e caktuar të gjendemi te oborri i Kishës së Shëngjinit e prej aty të nisemi në heshtje drejt bregdetit me lule e qirinj në duar.

Kjo është një lutje, një dëshirë dhe një protestë që gjëra të tilla, frut i papërgjegjshmërisë, të mos ndodhin më kurrë e që të gjithëve t’u ofrohet siguri.

JU PRESIM!

Merrni një lule të freskët ose një qiri me vete!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë