Futboll

Lukaku një hap larg Interit, një foto zbulon gjithçka

Romelu Lukaku është emri më i përfolur në merkaton e ditëve të fundit. Sulmuesi belg është i destinuar për tu larguar këtë verë nga Mançester Junajtid. Interi e kërkon prej disa javësh me insistim të madh nga trajneri zikaltër Antonio Konte. Por edhe Juventus është futur në garë për shërbimet e sulmuesit, duke ofruar Dibalën në këmbim të belgut.

Mediet italiane në ditët e fundit e bëjnë të sigurt kalimin e tij në Serinë A me mundësitë më të mëdha për tu veshur zikaltër edhe pse torinezët shqetësojnë jo pak me tratativën e tyre.

Postimi i Lukakut ne Instagram

Vetë Lukaku e ka shprehur simpatinë e tij për Konten dhe kampionatin italian dhe dje postoi një foto me agjentin e tij me një kod të fshehtë, “Duke ardhur shpejt”. Ky postim ishte një sinjal për kalimin e tij te Inter, por sërish kishte dyshime dhe mediet italiane që shkruanin për një surprizë të befasishme të Juventsit. Por ai që duket se është treguar më konkret ishte vetë menaxheri i lojtarit, Federiko Pastorelo. Ky i fundit në mbrëmje ka përmes ndihmësit të tij Stefano Markzi poston një tjetër foto domethënëse. Markezi është në Milano, nga ku shkruan se “Errësira është e mbushur plot me mundësi”, një sinjal se marrëveshja me Interin është shumë afër.

Janë orë të ethshme të merkatos dhe shumë shpejt do të marrim vesh të ardhmen e sulmuesit belg, që nëse do të kalojë te Inter do të bëhet blerja më e shtrenjtë e këtij klubi. Ndërsa nëse kalon te Juventus do të formonte një sulm të frikshëm bashkë me Ronaldon dhe Kostën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë