Atletike

Luiza Gega zë vendin e 10-të në ‘Diamond League’, kap normën e Botërorit

Gazeta Si – Luiza Gega arriti kohën 9.11.94, më pak se dy sekonda larg rekordit të saj, në garën e ‘Diamont League’ që po zhvillohet në Itali, në Firence. Me këtë kohë Gega kapi edhe normën për në Botëror.

Atletja jonë më e mirë tregoi sërish formën e mirë fizike, duke lënë të shpresohet se së shpejti do të kemi një tjetër medalje. Në ‘Diamond League’ marrin pjesë atletët më të mirë të botës në disiplina të ndryshme.

Luiza Gega gjate nje gare. Gazeta Si, 4 qershor 2023

Në 3000 metra me pengesa Luiza Gega zuri vendin e 10-të. Ishte një garë shumë e fortë, e fituar nga etiopiania Sembo Almayeu, e ndjekur nga keniania Jackline Chepkoech dhe etiopiania tjetër Zerfe Uondemagegn. Atletet afrikane dominojnë garat e gjata, ku edhe Gega është një konkurente e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë