Atletike

Luiza Gega triumfon në garën e 5000 metrave në Europian Ekipor në Poloni

Gazeta Si - Luiza Gega, atletja jonë më e mirë, ka fituar sot garën e 5000 metrave në Europianin Ekipor që po zhvillohet në Krakov të Polonisë. Ajo ka treguar edhe një herë formën shumë të mirë fizike që ka, edhe pse nuk garonte në disiplinën e saj të preferuar.

Gara e 3000 metrave me pengesa, ku Gega është shpallur edhe kampione Europe, do të zhvillohet pas dy ditësh dhe sportistja jonë shpreson të bëjë më të mirën si gjithmonë.

“Nuk ishte një garë e lehtë, atletja që doli e dyta është treta në botë, ka dalë kampione Europe në 2018-ën. U përpoqa të mbaja ritmin, isha komode dhe e dija që jam më e shpejtë se ajo.

U përpoqa të mos vrapoja shpejt, ruajta energji për garën time të 3000 mijë metrave që kam pasnesër, ku dua të kap një kohë sa më të shpejtë. Do të kem rivale të forta, por do të mundohem në maksimum”, - tha Luiza Gega pas garës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë