Atletike

Luiza Gega shkëlqen në europian, pret biletën për në Olimpiadën e Tokios

Luiza Gega, atletja më e mirë shqiptare vijon të shkëlqejë me performancat e saj. Në kampionatin Europian që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Gega ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke u renditur e para.

Në garën 3000 metra me pengesa, Gega doli e para me një diferencë shumë të madhe nga rivalet. 9.25.80, ishte koha që regjistroi Gega, ndërsa rivalja më e afërt, moldavia Alavardajn ishte 2 sekonda më e avashtë.

Me këtë rezultat, Luiza Gega arriti dhe normën olimpikë për në ‘Lojërat Tokio 2020’. Luiza Gega bëhet kështu e kualifikuara e parë kuqezi për në ‘Tokio 2020’, ndërsa koha e  kapur në Shkup është më e mira e saj për këtë vit. Edhe në garën e 5000 metra me pengesa, Luiza Gega nuk kishte rivalë, duke kapur vendin e parë me kohën, 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindtat.

Nga sportistët e tjerë shqiptarë që marrin pjesë në në Ligën e 3-të të Kampionatit Europian ekipor, ka arritur të bëjë paraqitje pozitive edhe Franko Burraj. Atleti Burraj mori vendin e parë në stilin 400 m, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar dhe për më tepër që pas krahëve la rivalin serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë