Atletike

Luiza Gega, rekord kombëtar dhe vend i 9-të në Katar

E jashtëzakonshme Luiza Gega. Në finalen e Botërorit të Atletikës në salla të mbyllura që po zhvillohet në Katar, atletja shqiptare ka vendosur një rekord kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa. Ishte një pjesëmarrje historike e Gegës në një finale Botërori dhe ajo nuk e ka lënë shansin t’i ikë nga duart. Luiza ka zënë vendin e 9-të dhe kjo mund të konsiderohet arritje për këtë atlete.

Vendin e parë e ka zënë atletja nga Kenia, Beatris Çepkoeç. Luiza Gega ka bërë një garë të kujdesshme, pasi e kishte të qartë se nuk mund të arrinte në podium, duke ditur rivalet e saj. Gega regjistroi kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindta, duke përmirësuar rekordin e saj. Vend i nëntë dhe atletja shqiptare meriton vetëm përgëzime, sepse nuk është pak. Luiza Gega përmirëson vazhdimit rekordin e saj kombëtar dhe duket se do të na surprizojë sërish.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë