Atletike

Luiza Gega nuk zhgënjen kurrë, vendos rekord kombëtar në Francë

Gazeta Si – Atletja Luiza Gega ka arritur një tjetër rezultat të madh në eventin “Semi Marathon”, që u zhvillua në Francë, në qytetin e Lilës. Ajo ka vendosur rekord kombëtar në garën e 5 kilometrave rrugë, ku arriti kohën 15:16.

Gega përmirëson kështu me 23 sekonda rekordin e mëparshëm (15:39). Kampionja kuqezi zuri vendin e 7-të në Lilë. Duhet theksuar se rezultati i saj ishte më i miri për atletet europiane.

Luiza Gega duke festuar me flamur pas nje gare. Gazeta Si, 20 mars 2023

Në aktivitetin në fjalë kanë marrë pjesë atletet më të mira të botës dhe vendin e parë e zuri Karoline Najaga nga Kenia, me kohën 14:35. Më pas u renditën etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Çerop.

Për Luiza Gegën ishte një garë, ku ajo tregoi formën e saj të mirë që ruan prej vitesh. Tashmë janë 12 rekorde kombëtare të arritura prej saj në disa disiplina të atletikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë