Atletike

Luiza Gega nominohet për ‘Atleten e muajit’ nga Federata Europiane

Gazeta Si – Luiza Gega është një nga katër kandidatet për çmimin ‘Atletja e muajit’. Federata Europiane e Etletikës ka përzgjedhur atë, holandezen Femke Bol, gjermanen Gina Luckenkemper dhe greken Antigoni Ntrismpioti për këtë çmim, që vendoset nga votat.

Këto katër atlete kanë fituar në total 8 medalje në Europianin e Mynihut. Gega fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke shënuar një sukses historik për atletikën shqiptare.

Votimi në faqen e Federatës Europiane është i hapur deri ditën e enjte. Çmimi është simbolik, por do të ishte sërish një sekses për atleten kuqezi, nëse shpallet më e mira.

Gega e ka fituar këtë çmim në janar të vitit 2020. Ajo është një kandidate e fortë edhe këtë herë, por duhet thënë se rivaliteti është vërtet i madh. Verdikti i votimit do të mësohet ditën e enjte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë