Atletike

Luiza Gega fiton edhe të artën e 3-të në Serbi, askush si ajo në historinë e Ballkanikut

Gazeta Si – Luiza Gega fiton çdo garë që i del përpara. Atletja jonë më e mirë ka fituar sot medaljen e 3-të të artë në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Serbi, në Krajlevo.

Gega triumfoi sot në garën e 5000 metrave, ku regjistroi kohën 16:07.93. Sportistja jonë ishte e shkëputur nga rivalet e saj, dy atletet turke Sumeye Erol(16:43.95) dhe Burcu Subatan(17:01.77).

Luiza Gega shkëlqeu në Ballkanik që në ditën e parë, ku fitoi dy medaljet e tjera të arta, të parën në 3000 metra me pengesa dhe të dytën në 3000 metra. Me kohën e arritur në specialitetin e saj, 3000 metra me pengesa, ajo siguroi të drejtën për të qenë në Olimpiadën e ‘Paris 2024’.

Kjo paraqitje e fut Gegën në historinë e Ballkanikut, ku askush më parë nuk ka mundur të fitojë 3 medalje të arta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë