Atletike

Luiza Gega e 8-a në finalen e Botërorit, rezultat pozitiv për kampionen shqiptare

Gazeta Si – Vendi i 8-të për Luiza Gegën në finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës në Hungari. Kampionia jonë nuk vinte në këtë aktivitet në formën optimale, për shkak të një dëmtimi, megjithatë arriti të kualifikohet për në finale dhe të kapë vendin e 8-të.

Renditja e finales se 3000 metrave me pengesa. Gazeta Si, 27 gusht 2023

Gega regjistroi kohën 9’10”27 mes 15 atleteve që garonin në finalen e kësaj discipline. Ajo e humbi vendin e 7-të vetëm për 1 të mijëtat nga sportistja nga Uganda. Luiza arriti sot kohën më të mirë sezonale të saj.

Gara u fitua nga atletja e Bahrejnit, Uinfred Javi, me kohën 8’54”29. Atletja jonë synonte të arrinte vendin e 7-të dhe ishte shumë afër, por nuk ia doli. Luiza Gega kthehet nga Budapesti me vendin e 8-të në botë, që gjithsesi është një rezultat pozitiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë